Sipas një studimi të kryer nga shkencëtarët në Universitetin e Sunshine Coast në Australi, pajisjet teknologjike veç problemeve me shikimin dhe qëndrimin, shkakton probleme edhe për kockat e njeriut.

Studim i ri tregon se celularët krijojnë disa "thumba" në kocka, të bazuara në kafkë, të cilat quhen zgjatime të zverkut të jashtëm. Ato u konsideruan të rralla kur u diskutuan për herë të parë në vitet 1800, por tani mund të jemi në gjendje të ndiejmë gungat kockore me gishta ose t'i shohim tek njerëzit tullacë.

Shkencltarlt skanuan më shumë se një mijë kafka të njerëzve në grupomoshat 18-86 vjec. Kreu i studimit, Dr David Shahar tha: "Unë kam qenë doktor për 20 vite dhe vetëm dekadën e kaluar kam zbuluar se pacientët e mi kanë këtë shenjë në kafkë".

Doktori sugjeroi se arsyeja përse "thumbat" mes kockave po bëhen gjithnjë e më të zakonshme janë sepse njerëzit, veçanërisht të rinjtë, kalojnë shumë kohë duke shikuar poshtë.