Policia e Durrësit ka dhënë detajet e para lidhur me atentatin e ndodhur sot në mesditë në rreth rrotullimin e Ish-Kënetës ku mbetën të plagosur Julian Meçaj dhe Plarent Dervishi.
"Më datë 20.06.2019, rreth orës 13:20, në lagjen 17/1 Durrës, në rrethana ende të paqarta janë plagosur dyshohet me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar, shtetasit J.M.,36 vjeç, dhe P.D.,47 vjeç, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Durrësit.", njofton policia.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.





