Autobusi i linjës Durrës-Porto Romano është përplasur nga një makinë mesditën e sotme.
Ngjarja ka ndodhur përpara godinës së Drejtorisë së Policisë Durrës.
Automjeti tip “Nissan Primera” me targa AA 990 EA ka goditur autobusin.
Nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar por vetëm dëme materiale.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.





