Tensionet e forta ka patur sot në KZAZ-të e Bashkisë së Kamzës që ka vendosur të zbatojë dekretin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, për të anuluar 30 qershorin si datën e zgjedhjeve lokale.
Qytetarët kanë tentuar të hapin me forcë derën kryesore të godinës, ku ndodhen materialet zgjedhore, çka ka sjellë Forcat Speciale në vendngjarje, që sipas protestuesve kanë përdorur gaz lotsjellës për t’i shpërndarë.
Për pasojë një polic bashkiak ka humbur ndjenjat për shkak të përdorimit të gazit lotsjellës dhe kanë qenë qytetarët ata që i kanë dhënë ndihmën e parë dhe më pas është transportuar për në spital.





