Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka lajmëruar se në orën 21:00 do të mbajë një deklaratë në seli. Kjo deklaratë vjen disa orë pasi gazetari gjerman i “Bild”, Peter Tiede publikoi 16 përgjime të tjera në lidhje me implikimin e partisë Socialiste në shit-blerjen e votave.

Këto 16 përgjime të reja kishin të bënin me të ashtuquajturën “Dosja 184”, që sipas opozitës, ka të bëjë me zgjedhjet e Dibrës në vitin 2017, ku eksponentë të PS, drejtora rajonalë, deputetë e ish-minsitra, por dhe vetë kryeministri Edi Rama janë kapur në negociata për shit-blerje votash.