Ish-kandidati për deputet i Partisë Demokratike, njëherësh analishti i njohur Fitim Zekthi, ka bërë një deklaratë të fortë, teksa shprehet se skenari i kryeministrit Edi Rama është arrestimi i kryedemokratit Lulzim Basha, nëse situata politike do të agravojë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Zekthi shprehet se arrestimi i Bashës do të ishte një zgjidhje për Ramën, e për këtë ky i fundit herët a vonë do të shkojë drejt këtij akti.

Teksa komenton thirrjen e Lulzim Bashës si i pandehur nga Krimet e Rënda për lobimet ruse, Zekthi e komenton si një gjë të vogël, pasi po mendohet arresti shtëpiak i kreut të opozitës. Për këtë ai shprehet: “Me siguri këtë do të bëjë me kalimin e ditëve kur gjendja të bëhet më rëndë dhe kur nevoja për të konsoliduar pushtetin e ri me opozitë të sajuar përballë proetstave të opozites do të bëhet lebetitëse”.

Reagimi i plotë:

Arrestimi i Bashes do te ishte nje zgjidhje per Ramen, heret apo vone ai do te shkoje drejt ketij akti

Ne krizen e plote ne te cilen eshte Rama dhe qeveria te cilet ose duhet te shkojne ne zgjedhje te vetem dhe me pas te nisin te konsolidojne regjimin nje partiak me parti opozitare te krijuara nga ai vete ose duhet te terhiqet dhe te humbe pushtetin me siguri qe ai do te zgjedhe te paren. Ai ne fakt ka hyre ne ate rrug. Menyra se si fitoi pushtetin, marreveshjet qe beri, menyra se si thirri ne ekip njerez te botes se trafikut te droges, menyra se si po qeveris ekonomine kombetare, menyra se si trajton prokurorine dhe menyra se si mbron tahirin, Dakon, menyra se si mban pushtetin duike krijuar nje mekanizem gjigand elektoral ku kuti votimi pas kutie votime kontrollhet procesi me njerez te botes se trafikut dhe te qeverise duke blere mjaftueshem vota tregojne se ai nuk kthehet me pas nga ajo rruge. Ne kete pike thirrja i pandehur i kryetarit te opozites eshte nje gje e vogel. Ne kete pike po mendohet te pakten arresti shtepiak per Bashen. Me siguri kete do te beje me kalimin e diteve kur gjendja te behet me rende dhe kur nevoja per te konsoliduar pushtetin e ri me opozite te sajuar perballe proetstave te opozites do te behet lebetitese. Ne fakt Lopez ne Venezuele eshte ne arrst shtepiak, Aung Siu Kii ne Burma ka qerne per shume vite ne arrest shtepie etj…Me te vertete arrestimi i Bashes do te ishte nje zgjidhje… Ne kete pike veprimet nuk i ben me Rama eshte thjesht rruga qe te con tek ato.