Bashkia e Kukësit nis zbatimin e dekretit të Presidentit Meta i cili anulon 30 qershorin si datën e zgjedhjeve.  

Përmes një shkrese drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kreu i bashkisë së Kukësit Bashkim Shehu kërkon lirimin e menjëhershëm  të ambienteve të KZAZ nr.11 pranë qendrës kulturore ‘Hasan Prishtina’ si edhe palestrës sportive të shkollës së Mesme të Përgjithshme ‘Havzi Nela’.

Gjithashtu në shkresë, kryebashkiaku i Kukësit kërkon nga KQZ heqjen e listës së zgjedhësve të afishuar në institucionet arsimore.