Prokuroria e Tiranës ka bërë ftesë për paraqitje në datën 17.06.2019, kryedemokratit Lulzim Basha, i cili akuzohet për mosdeklarim të pasurisë.
Prokurorët e çështjet Ervin Karanxha, Gjergji Tako, Kolë Hysenaj bëjnë me dije se në rast mosparaqitje do të urdhërohet shoqërimi i detyrueshëm.
Në Prokurori janë thirrur edhe ish-sekretari i përgjithshëm dhe ish-deputeti Arben Ristani si dhe Ilir Dervishi ekonomist në PD.





