Një vëmendje të veçantë kanë marrë për kandidaten e PS-së për bashkinë e Durrësit, rastet e dhunës në familje.

Në një takim të organizuar me grupin që menaxhon rastet e dhunës në familje, strukturë në varësi të bashkisë së Durrësit, Sako është njohur më nga afër me punën konkrete, gjithashtu edhe me problemet e shumta që hasin të gjithë ata persona që janë të përfshirë në një kauzë kaq të rëndësishme jo vetëm për gruan shqiptare, por për gjithë shoqërinë në tërësi.

“Parandalimi dhe mbështetja e personave që pësojnë dhunë në familje mbetet ende një sfidë e gjithë shoqërisë sonë. Në krye të Bashkisë së Durrësit jam e bindur se do të bëjmë maksimumin përmes politikave konkrete kundër këtij fenomeni kaq shqetësues, duke shtuar masat sensibilizuese, por sidomos duke vënë theksin tek edukimi”,– ka theksuar Sako gjatë takimit.