Palët politike në vend janë shumë larg gjetjes së dialogut, ndërsa kreu i shtetit tashmë ka zhdekretuar datën për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.
Por edhe pse debati është prezent dhe palët akuzojnë njëra-tjetrën, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijon punën dhe ka zbardhur edhe pikat e mbledhjes së sotme, ku vihet re mes të tjerash edhe miratimi i listës emërore të shtetasve të cilët mund të emërohen kryesisht si anëtarë KQV-ve, për zgjedhjet lokale.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta të hënën në mëngjes përmes një konference të jashtëzakonshme firmosi “Live” para mediave zhdekretimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, ndërsa apeloi për maxhorancën dhe opozitën që të gjejnë gjuhën e përbashkët për tejkalimin e krizës politike.
Rendi i ditës në KQZ:
Bazuar në nenin 22, pika 2, e Kodit Zgjedhor, nenin 12 të Rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, Kërkoj marrjen e masave për njoftimin e mbledhjes të KQZ-së, thirrur më datë 12.06.2019, Ora 13:00, me rend dite :
“Për miratimin e listës emërore të shtetasve të cilët mund të emërohen kryesisht anëtarë KQV-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të dates 30 qershor 2019”.
“Për dhënien e autorizimit për ndryshimin e vendndodhjeve të disa QV-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të dates 30 qershor 2019”.
‘Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të Institutit Demokratik Amerikan ( NDI), për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të dates 30 qershor 2019”.
“Për një shtesë në Vendimin nr.669, të datës 28.05.2019 ‘Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të KSHH’, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të dates 30 qershor 2019”.
“Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të Shoqatës për Gratë dhe Fëmijët, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të dates 30 qershor 2019”.