Valbona Sakollari, kandidatja e Bindjes Demokratike për bashkinë e Durrësit ka zhvilluar një takim me disa studente të Universitetit "Aleksandër Moisiu".
"Studentët janë një nga faktorët më të rëndësishëm socialë, dhe si të tillë duhet të trajtohen me vëmendje dhe përkushtim.", shkruan Sakollari në një postim në Facebook.
Gjatë takimit me studentët, kandidatja e BD-së ka diskutuar për problematikat dhe shqetësimet e tyre, ku mes të tjerash "morën zë problemet e infrastrukturës, transportit, strehimit, burokracive dhe arroganca e administratës", sipas saj.
"Ka ardhur koha që e gjitha kjo situatë të ndryshojë, dhe studentëve t'u jepet vëmendja e duhur. Unë jam e bindur se së bashku mund t'ja dalim!", e mbyll Sakollari postimin.





