Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të zhvillojë sot një konferencë për shtyp në ora 16:00, në ambientet e Institucionit të Kreut të Shtetit.
"Të nderuar kolegë!
Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të zhvillojë sot një konferencë për shtyp në ora 16:00, në ambientet e Institucionit të Kreut të Shtetit. Ftohet media të jetë e pranishme, edhe me transmetim LIVE! Ju falëminderit për bashkëpunimin!", njofton Presidenca.
Një ditë më parë Presidenti Meta për 40 minuta renditi 8 argumentet e shtyrjes së datës së zgjedhjeve vendore të 30 qershorit dhe menjëherë pas konferencën socialistët mblodhën Kryesinë dhe vendosën që të enjten në seancë plenare të nisë procedurat e shkarkimit të tij.





