Kryeministri Edi Rama ka anuluar prezantimin e kandidatit, Rakip Suli për bashkinë e qytetit të Kamzës për shkak të ndryshimeve në axhendën e ditës
Ashtu siç njofton edhe kandidati socialist për bashkinë e Kamzës, prezantimi i Sulit ishte parashikuar që të bëhej ditën e sotme në orën 17:00, ndërsa është shtyrë për një moment tjetër.
"Të dashur bashkëqytetarë, mbështetës të Partisë Socialiste dhe mua si kandidat për Kryetar i Bashkisë Kamëz, dëshiroj t’ju informoj se takimi i planifikuar për sot do të zhvillohet në një moment tjetër për shkak të ndryshimit të axhendës së Kryeministrit tonë Edi Rama" shkruan Suli në Facebook.





