Në orën 11:00 kryeministri Edi Rama do të bëjë një mbledhje urgjente me ambasadorët  e akredituar në Shqipëri. Takimi do të bëhet në Kryeministri, dhe vjen menjëherë pas konferencës së jashtëzakonshme të Presidentit Ilir Meta që firmosi shfuqizimin e dekretit të zgjedhjeve, anulimin e tyre pa afat, dhe caktimin sipas tij të një date të re me marrëveshje politike. 

Ndërkohë që në orën 10:00 ambasadorët do të zhvillojnë një takim me ambasadorin e BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca.