Në fund të fjalës së tij, ku shpjegoi se pse ka vendosur anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, Presidenti Ilir Meta firmosi live këtë dekret dhe më pas u çua duke bërë shqiponjën dykrenare para kamerave.

Meta doli mëngjesin e kësaj të hëne në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, për të sqaruar vendimin e tij në lidhje me anulimin e zgjedhjeve lokale më 30 qershor.

Duke cituar Kushtetutën, ai tha se Presidenti i Republikës është organi i vetëm kushtetues që ka për kompetencë caktimin e datës së zgjedhjeve dhe për zhvillimin e referendumeve. Ai shtoi se zgjedhjet janë moment bashkimi për qytetarët shqiptar dhe kurrsesi nuk mund të jetë ditë ndarëse.