Këtë të diel, kryeministri Edi Rama ishte në një takim në qytetin e Burrelit ku vijoi fushatën e tij elektorale, në një shesh ku edhe pse merrnin pjesë punonjës të administratës, sërish gjysma e vendeve ishin bosh.

Në rrjetet sociale kanë qarkulluar foto se si vendet e fundit ishin bosh. Për këtë ish-kryeministri Sali Berisha tha matjanët e braktisën Ramën.

“Vet llomotiti, por matjanët e braktisin i lenë karriget bosh! Nderim qytetarëve të Matit që përbuzin varrmihësin e Pluralizmit”, – shkruan ish-kryeministri Berisha në reagimin e tij.