Dy protestues të veshur me uniformën e të burgosurve dhe me maska të stampuara të portreteve të kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dakos, janë futur brenda një qelie të improvizuar.

Pas skandaleve të fundit dhe akuzave për blerjen e votave në zgjedhjet e 2017-s, protestuesit kanë gjetur këtë mënyrë simbolike për të përcjellë mesazhin se dy aktorët politikë të lartpërmendur meritojnë burgosjen.