Pak orë nga nisja e protestës së opozitës së bashkuar, Zëvendës Ndihmës-Sekretar i Shtetit në SHBA, Matthew Palmer ka apeluar që tubimi të jetë paqësor.

Për zyrtarin e lartë amerikan, demonstratat e dhunshme po dëmtojnë përpjekjet e Shqipërisë për reforma demokratike si dhe perspektivën e vendit për të ecur përpara në rrugën drejt BE-së.

Në një intervistë për Top Channel, Palmer thekson se SHBA nxit të gjitha palët që të angazhohen në dialog me qëllim zgjidhjen e ngërcit politik në vend.

Duke u ndalur në zgjedhjet e 30 qershorit, Palmer paralajmëron se kush pengon procesin mund të përbënte shkak për të mos u kualifikuar për të hyrë në SHBA. Intervistën e plotë të zëvendës Ndihmës-Sekretar i Shtetit në SHBA, MattheW Palmer e lexoni këtu: al.usembassy.gov