Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sot daljen e tezës së provimit të parë të Maturës Shtetërore, atë të gjuhës Angleze në gjimnazin e Kukësit.
Duke iu referuar mesazhit të nxënësit dixhital, Berisha ka postuar foto të tezës që sipas tij ka dalë para provimit.
Një gjë e tillë, sipas tij është bërë nga “drejtoresha e gjimnazit, Vjollca Gashi, anëtare e kryesisë së PS-së, vegël e Safet Gicit dhe drejtorit të Drejtorisë Arsimore Skënder Ahmeti, në shkëmbim të votave, për fëmijët e nënës parti!”.
Postimi i Berishës:
Narkodrejtoret e shkollave shperndajne tezen e provimit!
Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e nxenesit dixhital! sb
Pershendetje Dok Berisha! Sot eshte provimi i pare i matures ne Kukes gjuha angleze, dhe drejtoresha e gjynazit Havzi Nela Vjollca Gashi antare e kryesise se PS vegel e Safet Gicit dhe drejtorit te drejtorise arsimore Skender Ahmeti, po shperndajne tezen e provimit ne shkembim te votave,per femijet e nenes parti!





