Një grup prej 14 luanësh janë parë teksa lëvizin në rrethinat e qytetit Phalaborwa në Afrikën e Jugut, pasi dyshohet se janë arratisur nga Parku Kombëtar i Krugerit.

Zyrtarët e Provincës Limpopo, thanë në një deklaratë për media mëngjesin e së premtes, se kishin dislokuar në zonë disa policë me kuaj për të monitoruar nga afër lëvizjet e luanëve.

Luanët do të kapen dhe do të lëshohen sërish në Parkun Kombëtar të Krugerit”, thuhet në deklaratën e cituar nga “BBC”.

Zyrtarët po ashtu paralajmëruan banorët e zonës të jenë vigjilentë gjatë gjithë kohës deri në kapjen e luanëve.