Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj në një intervistë për DW thotë se publikimi në "Bild" i përgjimeve nuk prish imazhin e Shqipërisë.
Sipas tij, përgjimet nuk janë prova por indicje ndaj duhet të presim derisa rasti të sqarohet nga organet ligjore që po hetojnë.
"Unë nuk besoj që një publikim i tillë prish imazhin e Shqipërisë. Shqipëria është shumë më e madhe sesa një rast i shkëputur i një publikimi të një përgjimi të caktuar. Çështja ka nevojë të merret me qetësi sepse është një çështje që është në hetim. Përgjimet nuk janë prova, janë indicje që të çojnë drejt provës. Kështu që ne duhet të presim derisa rasti të sqarohet nga organet ligjore që po e hetojnë."





