Pas një vizitë tre ditore në Britaninë e Madhe Presidenti Trump së bashku me bashkëshorten e tij Melania largohen drejt SHBA. Para largimit, ditën e djeshme çifti presidencial mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të 75-vjetorit të D-Day.

Kjo ceremoni bëri bashkë disa nga liderët më të rëndësishëm perëndimorë në Portsmouth të Britanisë. Nga presidenti amerikan Donald Trump që gjendej për vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar, te presidenti francez, Emmanuel Macron, kancelarja gjermane Angela Merkel e deri te Mbretëresha Elizabeth, nderuan të rënët e Luftës së Dytë Botërore dhe vlerësuan aleancën mes vendeve.

Ajo që ka rënë në sy gjatë kësaj ceremonie, ishte një kompliment i bërë nga veterani, Thomas Cuthbert për bashkëshorten e SHBA-së Melania. Pasi takon Trump, 93-vjeçari i drejtohet Melania “Oh, është vërtet e bukur. Sikur të isha 20 vjet më i ri”. Ndërsa Trump i përgjiigjet “Sigurisht që do ta kishe bërë për vete”.