Shpesh pyesim se si mund ta tërheqim vëmendjen e një personi që na pëlqen apo na intereson. Falë Horoskopit, ne mund të zbulojmë se si ta ngjallim kureshtjen ndaj atij që kemi përballë.

Për të goditur në shenjë, është e nevojshme të zgjedhësh tema që për një shenjë të zodiaku mund të jenë fituese, ndërsa për shenjën tjetër të horoskopit, mund të jetë humbëse. 

DASHI- Për të tërhequr vëmendje e Dashit nuk duhen tema shumë komplekse apo shumë intelektuale. Dashi është në person i thejshtë dhe spontan. Propozoji që të pini një birrë bashkë dhe do e fitoni interesin e tij më shumë nga cjeni angazhuar ju në diskutim. Ju mund të flisni me të rreth aventurave tuaja, betejat që keni luftuar (të fituara dhe të humbura) dhe mund ta kërkoni atë që t'ju mbështesë në një cështje që është i dashur për ju.

DEMI- Demi nuk është një person kurioz, por ka tri argumente që kurrë nuk e lënë indiferent një Dem. Ju mund t'i tregoni atij fotografitë e disa pjatave që keni shijuar së fundmi në një restorant luksoz. Mund t’i bëni bëni pyetje specifike në lidhje me profesionin dhe ambiciet e karrierës së tij. Ose mund të flisni me të për romanin e fundit erotik që lexoni, duke sugjeruar diçka të tmerrshme

BINJAKËT- Është shumë e thjeshtë të intrigosh një Binjak, sepse qëndron në krye të listë si “shenja më kurioze”. Problemi është ta mbash vëmendjen e tij të gjallë. Nëse ai sapo ju ka takuar, do të tregojë interes në çdo gjë që ju shqetëson, nga ngjyra juaj e preferuar në zakonet tuaja të përditshme. Pas disa ditësh ai do të fillojë të lodhet dhe pastaj, për ta intriguar atë, është e domosdoshme që të lesh ta kuptojë diçka, pa ia shpjeguar atë krejtësisht dhe në mënyrë të kristaltë. Ai do të bëjë pyetje.

GAFORRJA- Natyra e Gaforres është zakonisht shumë e ëmbël dhe e butë, por pak e dinë se ai ka një anën intelektuale shumë kurioze. Ju mund ta intrigoni duke folur për historinë dhe politikën, duke i sugjeruar tituj librash që nuk janë ende të pranishëm në bibliotekën e tij. Ose, për të qenë në anën e sigurt, mjafton të flasësh për kafshët shtëpiake, duke i treguar të gjitha fotot e qenit tënd ose maces. Ai është gjithashtu shumë i ndjeshëm ndaj çdo çështjeje që ka të bëjë me prindërit dhe gjithë familjen e tij.

LUANI- Ai shpesh është shumë i përqendruar tek vetja dhe është shumë e vëëhtirë që ta intrigosh. Pra, për të fituar vëmendjen e tij, ju mund të renditni një varg karakteristikash për të, duke shpjeguar pse i atribuon ato për ju. Por ka një temë tjetër që e mban gjallë gjithmonë kuriozitetin e tij: dashurinë. Me Luanin ju mund të flisni pa ndërprerje për veten ose për jetën e tij të dashurisë. Ai kurrë nuk do të lodhet duke folur për ndonjë çështje të zemrës.

VIRGJËRESHA- Pavarësisht nga një vello droje, meshkujt që i përkasin shenjës së Virgjëreshës janë shumë kurioz dhe iu pëlqen të hyjnë në detajet e çdo situate. Virgjëresha ka një dëshirë për tu thelluar në tema që mendon se mund të jenë të dobishme ose të rëndësishme për jetën e saj. Nuk iu intereson se ato janë çështje delikate: gjëja e rëndësishme është se ato mund të jenë disi të dobishme për karrierën e tij ose për rritjen e tij personale. Ju gjithashtu mund ta intrigoni atë duke i folur atij rreth formulave matematikore ose gjeometrike. Ai kurrë nuk mbetet indiferent ndaj racionalitetit.

PESHORJA- Shenja e Peshores është shumë e shoqërueshme dhe, për të bërë miq të rinj, nganjëherë pretendon të tregojë kuriozitet edhe për çështjet që nuk i interesojnë aspak. Ju mund ta kuptoni sa shumë i pëlqen të flasë për modën, estetikën dhe pamjen. Ju mund t'i kërkoni atij këshilla për prerjen e ardhshme për të bërë flokët tuaj ose ngjyrën në modë për sezonin e ardhshëm të verës. Ai gjithashtu tregon interes të madh në çështjet ligjore dhe politike. Për më tepër, ajo konsiderohet shenjë e drejtësisë.

AKREPI- Është një shenjë tepër kurioze, edhe nëse shpesh nuk e tregon atë. Ai mund të jetë i heshtur para një monologu në të cilin i tregoni atij diçka të jashtëzakonshme që keni bërë, pastaj nis që të hetojë vetë se si, kur dhe pse e keni bërë atë. Ai është i intriguar nga gjithçka që është misterioze, enigmatike, problematike apo erotike. Bisedoni me atë për shijet tuaja seksuale dhe le ta kuptojë se ka tabu që askush nuk ka arritur t’i kalojë. Ju do të keni vëmendjen e tij përgjithmonë.

SHIGJETARI- Është një shenjë që pëlqen të flasë për çdo gjë: gjithmonë ka diçka për të thënë dhe tregon siguri të tillë që juve ju duket se është eksperti maksimal (i cili mund të ndodhë vetëm në 0.1% të rasteve). Për të intriguar atë, ju mund të bisedoni me të rreth qyteteve të largëta që nuk keni vizituar ende. Ose ju mund të përballeni me çështje fetare, por ju rrezikoni të grindeni nëse rastësisht keni mendime krejtësisht të ndryshme nga tuajat. Ju gjithashtu mund të intrigoni atë duke folur për sportet.

BRICJAPI- Kjo shenjë mund të jetë në gjendje të mbetet indiferente edhe kur përballet me temën më interesante që mund t’i propozoni. Me siguri kurioziteti i tij nuk ndizet kur flet për çështje romantike apo marrëdhënie personale. Ju mund të bisedoni me të në lidhje me punën dhe çdo propozim që ka për qëllim përmirësimin e gjendjes së tij financiare. Atij i pëlqen të flasë për biznesin, madje edhe në shoqërinë e atyre që thjesht dëshirojnë të kenë një marrëdhënie emocionale ose seksuale me të. Mos i flisni atij për botën tuaj të brendshme.

UJORI- Është një shenjë shumë e veçantë, e shkëlqyer. Nuk është e lehtë ta intrigosh atë me argumente të parëndësishme siç është rezultati i disa ndeshjeve sportive apo episodi i fundit i një serie televizive. Ujori është i intriguar nga argumente të çuditshme, të cilat e bëjnë atë të kuptojë se ai ka një person të veçantë para tij. Ju mund të flisni me të rreth Astrologjisë, duke shtuar detaje rreth njohurive tuaja, ose rreth jashtëtokësorëve ose njerëzve që mund të flasin me engjëjt. Edhe inovacionet teknologjike e magjepsnin atë.

PESHQIT- Një person i ndjeshëm si Peshqit shpesh pretendon të jetë kureshtar për punët e mërzitshme, vetëm për ta bërë të lumtur personin që i tregon ato. Në vend të kësaj, për të tërhequr vëmendjen e tij dhe për ta intriguar me të vërtetë, shumë fjalë nuk janë të nevojshme: një vështrim magnetik dhe i thellë do të mjaftojë. Peshqit janë kureshtar për të njohur shpirtin tuaj, të merrni kontakt me të, të jetoni në nivelin shpirtëror. Mos i flisni atij për çështje që janë shumë praktike apo edhe për para ose për investime në punë. Ai mund të largohet.