Kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.

Në një postim në faqen e tij në “Facebook”, Dako uron qytetarët e Durrësit për më shumë paqe e dashuri në këtë ditë të shënuar.

Urimi i Dakos:

Uroj besimtarët myslimanë dhe të gjithë qytetarët e Durrësit për festën e Fiter Bajramit. I uroj të gjithë qytetarëve sa më shumë paqe, harmoni e dashuri mes tyre që janë pikërisht mesazhet që përcjell kjo ditë e shënuar.