Investimet e munguara në çdo lagje të Durrësit sjellin përmbytjen e rrugëve, asnjë pjesë e taksave të tyre nuk kthehet për t’i përmirësuar jetën. Përmes një statusi në rrjete sociale, PD-ja e Durrësot denoncon këtë fenomen që përsëritet sa herë ka reshje në qytetin bregdetar, ndërsa nuk harron pa shigjetuar edhe kandidaten socialiste për bashkinë e qytetit .
“Ish-drejtoresha e tatimeve, kandidatja për kryetare bashkie e Gjushit në Durrës, luan tenis veshur pispillosur përpara kamerave sepse ka filluar fushatën e zgjedhjeve pa kandidatë”,-shkruhet në status.
“Zgjedhje farsë në Durrës nuk do të ketë!”,- deklaron dega lokale, ndërsa postimin e shoqëron me hashtagët #ZgjedhjeTëLiraDheTëNdershme dhe #ShqipëriasiEuropa
Postimi i plotë i PD-Durrës:






