Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur paraditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës. Gjashtë makina janë përplasur dhe kanë marrë dëmtime të theksuara.

"Balkan Web" shkruan se ngjarja ka shkaktuar radhë të gjata trafiku si dhe probleme në qarkullim në këtë aks rrugor.

Nuk dihet ende nëse ka të lënduar nga aksidenti, ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje për zbardhjen e plotë të saj.