Real Madrid ka arritur marrëveshjen me Levanten për transferimin e sulmuesit valencian Carlos Espí, në një operacion të shpejtë që i jep trajnerit José Mourinho një alternativë të re në repartin ofensiv.Klubi madrilen do të paguajë klauzolën e largimit prej 25 milionë eurosh, ndërsa Levante ka zyrtarizuar marrëveshjen për transferimin e talentit të akademisë së saj.

Espí do të firmosë me Real Madrid deri në vitin 2031.Lëvizja vjen pas largimit të Gonzalos drejt Fulhamit dhe bëhet transferimi i pestë i Real Madridit në këtë merkato, pas afrimeve të Cucurellas, Bernardo Silvas, Dumfries dhe Konatés. Espí pritet të udhëtojë këtë të premte drejt Madridit për t’iu nënshtruar testeve mjekësore.

Sipas raportimeve, sulmuesi ndaloi negociatat me disa klube të Premier League pasi mësoi për interesimin e Real Madridit. Ky transferim përbën edhe shitjen më të madhe të një lojtari të dalë nga akademia e Levantes. Klubi spanjoll e kishte parashikuar largimin e tij për shkak të vështirësive ekonomike dhe nevojës për të siguruar të ardhura.

Levante ka falënderuar lojtarin për kontributin e tij, duke theksuar rritjen e tij në klub dhe duke i uruar sukses në etapën e re të karrierës.

Faleminderit për çdo përpjekje, për përkushtimin dhe për mënyrën se si ke mbrojtur këtë fanellë që nga dita e parë. Jemi krenarë që të kemi shoqëruar në rritjen tënde dhe që të shohim të përmbushësh një sfidë të re profesionale”, thuhet në komunikatën e klubit.