Zv.kryeministri Erion Braçe ka hedhur akuza në drejtim të kryedemokratit Lulzim Basha.

Në një postim në Instagram Braçe shkruan se Basha ka mbi kurriz pushkatimin e 4 qytetarëve në bulevardin "Dëshmorët e Kombit"  më 21 janar.

POSTIMI I PLOTË

Lyrzim Basha kerkon
Demokraci, Shtet Ligjor dhe
Drejtesi te Barabarte!

Mos u habisni, ai vete eshte?

Pasi u kthjellua sot ne te gdhire,
u kujtua ne ajer se dje ka thene:
KOHA E FJALEVE MBAROI,
TANI DO FLASIN KRIMINELET SOVRANE TE PARTISE!

E rende eshte, sidomos si pergjigje ndaj
Sekretarit te Pergjithshem te NATO-s,
i cili, dje ne Tirane, pak para tij tha:
DHUNA POLITIKE ESHTE E PAPRANUESHME!
(Vini re, “dhuna politike”, as e shquan kush si “dhune popullore”, sic do Lyrzimi)

Pikerisht, me i kthjellet, por mbi te gjitha
i lire, jo peng sic eshte ne Tirane,
Lyrzim Basha ka sqaruar se kerkon:
Demokraci, Shtet Ligjor dhe 
Drejtesi te Barabarte!

Patjeter qe duhen keto;
Por Demokraci pa zgjedhje nuk ka kund;
Por Shtet Ligjor ku ligjin e shkelin vec kriminelet sovrane te Partise me dhune e me zjarr, nuk ka kund;
Po shyqyr; Drejtesia e Barabarte nis me gjykimin e akuzes zyrtare te Prokurorise,
te cilen Lyrzim Basha e ka mbi kurriz;
Hetimin me ne fund te pushkatimit ne mes te dites te kater qytetareve te pa armatosur e te pafaj ne 21 janar nga forcat e armatosura te nje qeverie qe drejtohej nga Sali Berisha dhe Lyrzim Basha.

E nisim keshtu dhe e cojme deri tek i fundit!