29-vjeçari Ened Bostani, një nga protestuesit e lënduar gjatë protestës së djeshme të opozitës ka folur për mediet.
I riu i cili ka marrë plagë në këmbë thotë se ka marrë disa pjesë metalike që ia kanë hequr në spital dhe ia kanë fshehur.
“Isha i vetëdijshëm për çdo gjë që më kanë bërë. Do marr pjesë në protestë edhe sikur me patericë të shkoj. Isha duke filmuar protestuesit te Parlamenti. Shkova në spital dhe më dhanë ndihmë mjekësore. Në këmbë kam marrë pjesë metalike që i fshehën në spital”, u shpreh Ened Bostani.





