Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja me thikë në fshatin Sovjan në Maliq. Një bashkëfshatar i të plagosurit ka treguar se dy personat janë zënë për punën e qenve të stanit.
“Ka shumë vite që jeton në Sovjan. Merret me aktivitetin e bagëtive. Është njeri i mirë. I qetë. As trazon as, kushedi si e ka patur punën. Për punën e qenve me këtë!”, tha banori i zonës.
Nga sherri mbeti i plagosur Ilir Hamolli, i cili është paraqitur në urgjencën e spitalit të Korçës për të marrë ndihmë mjekësore. I plagosuri ka marrë një plagë në pjesën e barkut dhe nuk ka rrezik për jetën.
Ndërkohë, autori është identifikuar nga policia me inicialet M.R., dhe po punohet për kapjen e tij. Sakaq policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur rrethanat e plota të plagosjes.





