Një shpërthim i fortë ka ndodhur këtë të martë në një pikë karburanti në rrugën “Skënderbeu” në Sarandë. Si pasojë e shpërthimit, dy persona kanë mbetur të plagosur, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në urgjencën e Sarandës.

Të plagosurit janë Fatmir Pema, 39 vjeç dhe Florian Bica, 27 vjeç, të cilët kanë pësuar djegie në trup. Në vendngjarje kanë mbërritur edhe forca të shumta policie dhe shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.