Situatë alarmante është krijuar pas tharjes së rezervuarit të Kasharajt në Lushnjë.

Tonelata peshk kanë dalë në sipërfaqe si pasojë e mungesës së ujit, ndërsa një pjesë e madhe e peshkut ka ngordhur.

Banorët kanë dalë me rrjeta dhe mjete të tjera dhe kanë hyrë në rezervuar për të kapur peshk.

Peshku i dalë në sipërfaqe është i llojeve të ndryshme.

Rezervuari i Kasharajt ka një sipërfaqe prej 100 ha dhe është ndërtuar në vitet 1984-1985 me qëllim furnizimin me ujë për vaditje të qytetit të Lushnjës për arsye investimi ka shkaktuar një katastrofë mjedisore.