Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar gjatë një operacioni antidrogë në ditën e sotme në Qafështamë.

Të shtënat dyshohet se kanë qenë nga personat që ruajnë parcelat me lëndë narkotike.

Nuk raportohet për persona të lënduar nga ngjarja.

Ekspertiza do të përcaktojë se nga kush u krye qitja me armë.