Një plagosje me thikë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Sovjan të Maliqit.

Mësohet se një person është paraqitur në urgjencën e spitalit të Korçës i plagosur me thikë.

Dyshohet nga deklarimet paraprake në urgjencë, se i plagosuri dhe një tjetër person janë zënë në fshat për bagëtitë. Policia është drejt vendit të ngjarjes për të zbardhur rrethanat.

Sipas burimeve në spital, i plagosuri ka marrë një plagë në pjesën e barkut dhe aktualisht ndodhet në kujdesin e mjekëve. Momentalisht nuk ka rrezik për jetën.