Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla foli pas takimit me komisionin ndërparlamentar të Bashkimit Europian.

Balla u shpreh se sqaroi europarlamentarët lidhur me investimin në Zvërnec, për të cilën u shpreh se duhet bërë patjetër për shkak të investimit 4 mld euro.

Sakaq, inkurajoi dhe SPAK dhe drejtësinë për vijimin e hetimeve të pandikuar.

Balla: Kemi patur një diskutim për këtë çështje. I kemi sqaruar si duhet për disa garanci. E para që investime të tilla janë strategjike që duhen të mbrohen. Investimi në Zvërnec jo vetëm për nga vlera 4 mld euro por nga rëndësia për turizmin, ti thuash jo një investimi 4 mld është e pamundur, dëm i madh për ekonominë. Do duhet të bëhet. Faza e parë lidhet me blerjen e terrenit. Qeveria do garantojë respektimin e vlerave mjedisore në lidhje me kapuitullin 27 të anëtar2ësimin në BE. Duam të mbyllim procesion e negociatave brenda Krishtlindjes në 2027.

I qëndrojmë angazhimeve tona. Çështja tjetër lidhet me ecurinë e reformës në drejtësi. Të gjithë këto ngjarjen duhen parë si kulmime pozitive të reformës. Korrupsioni ekziston kudo edhe në Gjermani, Italia. E rëndësishme që kemi institucione që hetojnë dhe i shkojnë deri në fund. Apeli im që SPAK dhe drejtësia të veprojnë të pandikuara.