Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK, ministren e re të Shëndetësisë Klodiana Spahiu, për plagjiaturë me temën e diplomës.
Përmes avokates Adriana Kalaja, PD kallëzon ministren duke e akuzuar për plagjiaturë të plotë, pa hequr madje as presjet dhe qëllimin, siç u shpreh avokatja para dyerve të SPAK për gazetarët.
Kalaja shton se PD do bëjë kallëzime edhe për ministra dhe deputetë të tjerë si Taulant Balla dhe Ulsi Manja.
Ndërkohë që thekson se ende nuk ka një përgjigjje nëse Belinda Balluku e ka apo jo diplomën e shkollës së lartë.
Adriana Kalaja: Kemi evidentuar që titulli i tyre shkencor është i gjithi mbi një plagjiaturë kanë kurajon të vjedhin dhe dijen. Vepër penale e dënueshme por nga ana tjetër duhet të kthejnë mbrapsht të ardhurat e si pasojë e titullit shkencor. Fokusi do ketë te ministrat dhe gjithë deputetët dhe zyrtarët. Duhet të tregojmë që dija është një gjë arrihet me forcë punë dhe jo duke vjedhur duke kopjuar siç është rasti i ministres Klodiana Spahiu.
Jo vetëm që ka marrë në plagjjiaturë të plotë temën e diplomës. Edhe presjet, edhe qëllimin shkakun është i njëjtë nga vendi ku është bërë kopjimi. Organet e SPAK duke filluar me ministren e shëndetësisë, nuk kemi përgjigje që Balluku nuk ka diplomën e shkollës së lartë dhe e ka të falsifikuar. Ka kallëzim në këtë çështje. Kallëzimi i radhës do jetë plagjiatura e tmerrshme e Taulant Balla, e më pas Ulsi Manja.





