Kryeministri Edi Rama ka nisur fjalën e tij në Konferencën Ndërparlamentare me batuta duke deklaruar se preferon që të flasë vetë anglisht pasi nuk ka besim te përkthyesit. Në fjalën e tij, Rama u kërkoi ndjesë të pranishmërve për vonesën, duke thënë se ishte për shkak të një takimi me Bajram Begajn.
“Po flas në anglisht, pasi nuk u kam shumë besim përkthyesve. Kërkoj ndjesë që ju kam lënë në pritje për disa minuta. Unë ju garantoj se nuk është model sjelljeje, por ndodhi sepse patëm një takim me presidentin dhe na u desh pak më shumë kohë. U ndjeva edhe më fajtor kur ju pashë duke pritur në atë dhomë të errët”, tha Rama.





