Në seancën e radhës të gjykimit paraprak, e cila zgjati më shumë se dy orë, Denis Meçe, i akuzuar për vrasje të kryer në bashkëpunim, kërkoi veçimin e çështjes nga të akuzuarit e tjerë dhe gjykim të shkurtuar.
Të njëjtën kërkesë për gjykatën e kishin edhe katër të akuzuarit e tjerë.
Gjykata nuk arriti të konkludonte me vendim, për shkak të kompleksitetit të çështjes, dhe shtyu seancën për në tetor. Në seancën e radhës pritet të vendoset nëse procesi ndaj të akuzuarve për vrasjen e Egli Progës do të zhvillohet me gjykim të zakonshëm apo me gjykim të shkurtuar.





