Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbremjen e sotme në Fier ku një banesë është përfshirë nga flakët. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë në Fermë-Çlirim dhe dyshohet se shkak mund të ketë qënë një shkëndijë elektrike. Si pasojë e zjarrit, një 70-vjeçar i cili jetonte i vetëm në banesë nuk ka arritur që të largohet dhe të shpëtojë nga flakët.
Mësohet se i moshuari ishte i paralizuar dhe jetonte i vetëm, ndërsa flakët përfshinë edhe çatinë e banesës, e cila më pas është shembur mbi të moshuarin, i cili humbi jetën tragjikisht. Në vendngjarje ndodhen shërbimet zjarrfikëse dhe efektivët e Policisë, ndërsa vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.





