Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Maliq, ku një 44-vjeçar ka ndërruar jetë pasi e ka goditur makina nga pas.
Sipas të dhënave, mësohet se 44 vjeçari kishte ndaluar makinën dhe ngarkonte rroba në bagazh, por dyshohet se mjeti ka rrëshqitur dhe në tentativë për ta mbajtur nga pas, mjeti e ka zënë poshtë.
44-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
“Rreth orës 07:10, në qytetin e Maliqit, në lagjen “Krastafilak”, shtetasi I. K., 44 vjeç, duke ngarkuar disa sende në automjetin e tij, si pasojë e mos sigurimit të automjetit me frenë dore, automjeti ka lëvizur dhe e ka zënë poshtë, duke i shkaktuar humbjen e jetës“, thuhet në njoftimin e policisë.





