Sherr në spital, mes ish-deputetit të PD-së, Bardh Spahia dhe ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, gjatë vizitës që ky i fundit bëri në spital për të parë nga afër efektivët e plagosur mbrëmë gjatë protestës së opozitës.

Sipas Spahisë, është e papranueshme që policët dalin në protestë të pambrojtur. Ky i fundit hodhi akuza ndaj ministrit, ndërsa Lleshaj nuk nguroi t’i kthehej duke e quajtur të pafytyrë.

DEBATI NË KORRIDORIN E SPITALIT

Spahia: Vjen në spital me një tabor…

Lleshaj: Me çfarë statusi jeni ju këtu?

Spahia: Jemi me statusin e përfaqësuesve të opozitës, të vërtetës jo të atyre që keni bërë ju…

Lleshaj: Se kuptoj se çfarë statusi keni ju

Spahia: Kur u bane ti ministër, imagjino çfarë statusi duhet…me mua flet ti ashtu? Të shkon mendja? Mbaj përgjegjësi aty për dëmtimet e policëve dhe qytetarëve

Lleshaj ikën drejt dhomave

Vazhdon Spahia: Të përcjellin avokatët e tu… e keni të afërt fundin. Çfarë është kjo, edhe serbët nuk sillen kështu, shikoni çfarë i keni bërë qytetarëve, shko vizitoji, shko vizitoji…

Lleshaj kthehet sërish: Kush iu ka bërë qytetarëve?! Unë iu jap dorën edhe qytetarëve edhe policëve mor i pafytyrë!

DEBATI NE DEREN E NJE PREJ DHOMAVE KU JANE SHTRUAR POLICET

Lleshaj shkon të vizitojë policët, Spahian nuk e lejojnë të hyjë në dhomë…

Spahia: Për fajin tuaj policët bëhen ashtu. S’të vjen turp i nxjerr pa mbrojte dhe tani bën sikur prekesh

Lleshaj: Hajde ndihmoji…

Spahia: S’të vjen turp, duhet të dalin të mbrojtur këto para turmave, vjen tani e bën shoë këtu. Shko shifi plagët e njerëzve e ke mbushur spitalin me policië

DEBATI PASI DEL LLESHAJ NGA SPITALI

Spahia: Ministri ka mbushur spitalin me civila dhe largon me forcë mjekët, ish-deputetë të opozitës. Ky është pushteti sot, ditët i kanë të numëruara.