Por teksa të gjithë protestonin para godinës së Kryeministrisë, një protestues i vetëm ka tërhequr vëmendjen e aparateve fotografikë, nga krahu tjetër i rrugës.
Protestuesi, i paidentifikuar, qetësisht ka hipur mbi dritaren e Kryesisë së Kuvendit, ku ka qëndruar për minuta të të tëra për të protestuar.
Opozita e bashkuar mban sot protestën e shtatë kombëtare, teksa aktualisht në këto momente ka situatë tensioni mes efektivëve të policisë dhe protestuesve, ku po hidhen fishekzjarrë, flakadanë, ndërsa nga ana e uniformave blu po hidhet ujë me presion dhe gaz lotsjellës.





