Një protestues ka mbetur i plagosur te parlamenti. Protestuesi, një djalë i ri, është plagosur në këmbën e majtë dhe pati hemorragji.
Nuk dihet nëse protestuesi është plagosur nga sendet e forta të hedhura nga protestues të tjerë apo nga policia. Personi i plagosur ka pasur gjendje të fikëti por më pas është përmendur në sajë të ndihmës së protestuesve të tjerë.





