Protesta e shtatë kombëtare e opozitës, deri pak momente më parë është zhvilluar paqësisht.

Por pavarësisht kësaj, ka pasur edhe disa momente tensioni, ku disa protestues kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë, por mesa duket thirrja e Bashës për t’u tërhequr i ka qetësuar.

As në këtë protestë nuk kanë munguar kapsollat dhe tymueset që hidheshin nga protestuesit.