Rreth 200 të rinj, pjesë e Forumit Rinor të PD Durrës i janë bashkuar sot mijëra qytetarëve nga mbarë vendi që marrin pjesë në protestën e 7-të kombëtare te opozitës se bashkuar.
Këta janë vetëm disa nga të rinjtë e Durrësit që kanë marrë pjesë në të gjitha protestat e organizuara që nga data 16 shkurt.
Sipas të dhënave të selisë blu, nga Durrësi, në protestën e sotme të opozitës, marrin pjesë rreth 9850 qytetarë.





