Nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se Kryeministri Edi Rama duhet të japë llogari para drejtësisë për vjedhjen e votave. Duke folur përpara turmës së protestuesve në protestën e 7-të kombëtare, Basha e ka konsideruar Ramën “një kufomë politike”.
“Ky bashkim popullor është bashkimi i shqiptarëve të vjedhur, të shtypur, të dhunuar, të nëpërkëmbur, të mashtruar, të tradhëtuar nga një bandë kriminale që kurrsesi nuk mund të jetë qeveria e Shqipërisë. Le ta dëgjojë nga bunkeri ku është fshehur, zërin tuaj. Bëjeni ta dëgjojë e gjithë bota. Sot endet nëpër Shqipëri kufoma politike e njeriut më të urryer që nga diktatura. Edi Rama është njeriu që u kap duke vjedhur votat e shqiptarëve. Sot ai duhet të ishte para drejtësisë, duhej të jepte llogari për vjedhjet. Ky komb është bashkuar në histori rreth kauzave të mëdha dhe me bashkimin e tij ka bërë të mundur mposhtjen e së keqes. Kështu e hodhëm diktarurën. Kurrë më parë kërcënimi për të ardhmen tonë nuk ka qenë mbledhur në një grusht kaq të vogël banditësh me në krye Edi Ramën. Prandaj kjo kauzë do zgjidhet siç i ka zgjidhur Shqipëria e shqiptarëve të bashkuar, me vlera, me bashkim, me kurajo. Ora e tiranisë po numëron mbrapsht. Askush nuk e ndal dot fuqinë e një kombi të bashkuar për liri, për demokraci. Rama ik! Sot Edi Rama ka një propozim për ju, ju vodhi votat në 2017 me kriminelët dhe asnjëri nuk mbajti përgjegjësi, vodhi 40 milionë Euro tek Unaza e Re, banorët në burg, theu këmbët e nënave që mbronin shtëpitë e tyre, asnjë politikan i korruptuar para drejtësisë, dhe tani kur ne i themi nuk e pranojmë më hajdutërinë, përgjigjia e tij është ‘do ju vjedh 10 herë më shumë’. 300 milionë tek Milot-Balldre, kjo është përgjigjia e hajdutit. Ne do ta mundim krimin, ne do ta shporrim qeverinë e krimit”, tha Basha.





