Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi nuk është e pranishme në protestën e shtatë kombëtare të opozitës. Bëhet me dije se Kryemadhi ndodhet jashtë vendit për një vizitë pune.

Ndërkohë kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili në krye të protestuesve që u nisën nga selia e LSI, tha se kryeministri Edi Rama nuk do lejohet të vendosë monizmin në vend. Duke komentuar hapjen e fushatës në Lezhë, ai tha se Rama shkoi në vendin e krinit.