Sërish lëkundje tërmeti në rajonin e Korçës, ku pasditen e sotme është regjistruar tërmeti i 73-të që prej orës 4:00 të mëngjesit të djeshëm.
Lëkundja e fundit raportohet se ka qenë me magnitude 4 të shkallës Rihter, njofton Ministria e Mbrojtjes.
Ndërkohë që prej ditës së djeshme për banorët e strehuar në çadra po shpërndahen ushqime, shtretër e batanije përmes Rezervave të Shtetit.





