Dy orë para protestës së shtatë të opozitës së bashkuar, Lulzim Basha shprehet i vendosur dhe i prerë.
Në një postim të bërë në "Facebook", bashkangjitur edhe me një video, Basha shkruan se nuk do të ketë asnjë hap pas, ndërsa edhe një herë ka bërë thirrje për protestën sot në orën 19:00.
“Asnjë hap pas për çlirimin e vendit nga e keqja”, shprehet i vendosur kreu i opozitës, i cili fton qytetarët në orën 19.00 në protestë, duke renditur edhe arsyet për t’iu bashkuar protestës.
“Pushteti i krimit ka rënë!Parlamenti është i paligjshëm!
Fëmijët e shqiptarëve janë pa buke!
Shtëpitë po prishen për korrupsion.
Drejtësia eshtë e kapur!
Binznesi po rrënohet!
Dhuna godet kudo!
Thika e pushtetit ka prekur palcën!Nuk durohet më!
Vetëm vota e lirë do të sjellë një qeveri që punon për njerëzit! Për mirëqenie! Për punësim! Për zhvillim! Vetëm standardet dhe demokracia, do të hapin rrugën tonë drejt Europës!”, thuhet në mesazhin e liderit të opozitës.





