Gjatë kësaj periudhe të ngarkuar fushate, për kandidaten e bashkisë së Durrësit Valbona Sako, nuk ka ditë pushimi në fundjavë. Megjithëse duke i qëndruar zakonit të sportives që karakterizohen të shtunat dhe të dielat e qytetarëve, kandidatja socialiste ka qëndruar po në këtë rrymë. E shoqëruar ashtu si në të shumtën e takimeve me të rinj dhe të reja të FRESSH-it, Sako ka marrë raketën në dorë, ka zbritur në fushën e tenisit dhe është bërë dhe vetë pjesë e lojës.

Duke prekur dhe shijuar nga afër energjinë e të rinjve të Durrësit, Sako dëshiron të theksojë se pjesë e programit të PS-së për bashkinë e Durrësit, do të jetë edhe shtimi i ambienteve sportive nëpër komunitetet ku jetojnë këta të rinj e të reja me energji të jashtëzakonshme.

E diel sportive me të rinjtë e FRESSH Durrës. Të rinj me energji të jashtëzakonshme e produktivitet!

Energjia e rinisë së Durrësit, duhet kanalizuar nëpërmjet projekteve domethënëse dhe vëmendjes orientuar drejt nevojave të tyre, ku patjetër do adresohet dhe nevoja e shtimit të ambienteve sportive nëpër komunitetet ku jetojnë, si pjesë e programit tonë!”, shkruan Sako në faqen e saj në “Facebook”, teksa bashkangjit edhe këtë fotogaleri nga aktiviteti i saj sportiv.